VIDEO/ Arbitri i jep një dorë PAOK-ut, sa polemika në Rusi!

0

PAOK-u u kualifikua në turin tjetër të Champions League, pra në fazën e fundit përpara grupeve, playoff, teksa eliminoi sonte Spartak Moskën, ku protagonisti i ndeshjes ishte arbitri kryesor Buket, nga Franca. Një episod që vendosi sfidën (u mbyll 0-0 dhe në kuadër të fitores në Selanik një javë më parë, 3-2, grekët) në Moskë, ku Spartaku nuk arriti të shënonte të paktën 1 gol.

Ishte  Luiz Adriano ai që u nxorr me të kuq për një bërryl, që në të vërtetë ishte prekje e lehtë brenda zonës së rreptësisë ndaj futbollistit të PAOK-ut, që bëri një skenë. Polemika pa fund, por në fund një dëm i madh për Spartakun, që tani do të duhet të luajë playoff e Europa League.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.