VIDEO | Anglia largohet me kokën lart, Zvicra e pafuqishme

Vendi i tretë i fazës finale të “Nations League” i takon përfaqësueses angleze. “Tri Luanët” mundën Zvicrën dhe tanimë mund të ngushëllohen me medaljet e bronzta. Anglia ishte skuadra më dominuese përgjatë të gjithë takimit. “Tri Luanët” goditën 7 herë kuadratin e mbrojtur nga Jan Somer, por pa mundur të shënojnë.

Pak minuta para fundit Kalum Uilson shtyn topin drejt rrjetës, por festën e anglezëve e ndal sërish sistemi “VAR”, që pikas një faull ndaj mbrojtësit zviceran Akanzhi.Koha shtesë nuk prodhoi goli pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme të palës angleze. Në fund skuadrat u detyruan t’ia besonin verdiktin e takimit, “lotarisë” së 11-metërshave.

Asnjë prej skuadrave nuk gaboi në pesë penalltitë e para, por në tentativën e gjashtë të zviceranëve Pikford bëri heroi duke pritur 11-metërshin e Josip Dërmiç.

ANGLI 0 – 0 ZVICËR
(Penallti 6 – 5)

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *