VIDEO/ Anglezët janë drama e Realit të Madridit, Lioni ia bën ferr kualifikimin Juventusit

Në “Champions League” janë zhvilluar dy ndeshjet e e radhës, atje ku Manchester City ka arritur të fitojë me rezultatin 1-2 ndaj Realit të Madridit. Një dramë e vërtetë kjo ndeshje, ku ishin madrilenët që kaluan të parët në avantazh me Iskon pas një gabimi në mbrojtjen e “qytetarëve”.

E teksa dukej se kjo ndeshje do të shkonte në favor të Realit, ishte Jesus që fitoi një duel në ajër me Ramos, për të dërguar topin në rrjetë. Vetëm pak minuta më vonë ka sjellë avantazhin De Bryune nga 11-metërshi, ndërsa Carvajal gaboi duke shkaktuar penalltinë.

Problemet nuk kanë të sosur për madrilenët pasi në transfertë do të luajnë edhe pa Ramos, që u ndëshkua me karton të kuq. Nga krahu tjetër kualifikimi i bëhet më i vështirë Juventusit, pasi nuk shënoi asnjë gol në fushën kundërshtare, duke u mundur 1-0 ndaj Lionit me golin e Trosuart. Nëse francezët shënojnë vetëm njëherë në Itali, atëherë bardhezinjtë duhet të realizojnë tre herë për të kaluar më tej. Pra, jo edhe aq e lehtë sa mendohej… /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *