VIDEO/ Ancelotti nuk i beson syve, Sidibe lë Evertonin me 10 lojtarë për të veshur çorapet

Everton ka dalë me tre pikë nga ndeshja e sotme, ku përballë kishin Crystal Palace. Ekipi i drejtar nga Ancelotti është ngjitur në vendin e 7 dhe sheh afër kupat e Europës. Por një episode qesharak ka shoqëruar këtë takim. Bëhet fjalë për minutën e 23 të takimit, kur tekniku italian duhet të kryejë një zëvendësim të detyruar. Theo Ëalcot e ka të pamundur të vazhdojë lojën duke dalë menjëherë jashtë vijave kufizuese, ndërsa Ancelotti thërret Sidibe për të zënë vendin bosh të lënë në fushë.

Por, tekniku italian nuk i beson syve për atë çfarë i ndodh. Në momentin kur Everton është me 10 lojtarë në lojë dhe duhet të kryejë menjëherë zëvendësimin, Sidibe zbulon se nuk ka veshur çorapet në këmbën e tij të majtë dhe kthehet sërish në dhomat e zhveshjes për të marrë atë që i mungonte. Një moment qesharak ky për futbollistin në fjalë, që veprimin e tij i kushtoi ekipit 3 minuta lojë me një lojtar më pak./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *