VIDEO | Amerika në hall me arbitrat, edhe ata në veri qenkan rëndë

Arbitrat në Copa America kanë shfaqur një nivel shumë ulët, madje për ta ka pasur akuza shumë të forta edhe nga Lionel Mesi, i cili nuk shquhet si një futbollist që bën polemika. Mbrëmë ishte radha e Brazilit, me Gabriel Zhezus që u ndëshkua me karton të kuq dhe arbitri “përdori” të rishikonte rastin në VAR.

Probleme ka pasur edhe në Gold Cup, që gjithashtu organizohet nga CONCAF. Në finalen Meksikë-SHBA, në një moment arbitri kursen kartonin e kuq për futbollistin Guardado. Lojtari i Meksikës i futi duart në fyt MëkKeni të SHBA-ve.

Edhe pse arbitri ishte aty pranë dhe pa gjithçka ndodhi, nuk nxori asnjë karton të verdhë. Se sa absurd është vendimi i tij, mjafton të shikosh pamjet filmike. Me siguri vendimi i arbitrit është dashakeqësi, jo paaftësi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *