VIDEO | Ali Soue i mahnitshëm, mrekullon Bullgarinë me tripletë

0

Ish-sulmuesi i Skënderbeut Ali Soue ishte një ndër lojtarët më cilësorë që kanë shkelur në Kategorinë Superiore. Futbollisti ishte një nga lojtarët më të rëndësishëm të Skënderbeut kontributin e tij prej 21 golash.

Në verë Soue u huazua sërish nga Kievo, kësaj radhe në Bullgari te CSKA-ja e Sofies. Lojtari 24-vjeçar po arrin të bëjë diferencën edhe në kampionatin bullgar dhe ditën e sotme “shpërtheu” me një tripletë golash në takimin ndaj Septemvri Sofies.

 

Me tre golat e sotëm, Soue shkon në kuotën e 7 finalizimeve në 16 aktivizime në ligën e parë bullgare, ndërsa skuadra ngushton përkohësisht distancën me kryesuesit e Ludugorecit në dy pikë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.