VIDEO | Alegri kapet me Bernardeskin: Ne nuk jemi Fiorentina

Një episod i veçantë ka ndodhur gjatë ndeshjes së Juventusit në Champions përballë Jang Bojs. Trajneri Alegri është mërzitur një moment me Federiko Bernardeskin, i cili ka bërë disa driblime më shumë se duhej.

Ne nuk jemi Fiorentina”, i ka ulëritur trajneri 24-vjeçarit, i cili më parë është aktivizuar me ekipin nga Firence. Bernardeski po kalon një moment shumë të mirë fizik, është përshtatur mirë me ekipin bardhezi dhe ka shënuar dhe dy gola në kampionat, por kjo nuk mjafton për trajnerin nga Livorno.

Alegri i vlerëson shumë cilësitë e lojtarit ofensiv, por kërkon ta mbajë me këmbë në tokë dhe hekuri rrihet sa është i nxehtë. Një gjë të tillë trajneri e ka bërë dhe në fundin e ndeshjes me deklaratën e tij. “Bernardeski zhvilloi një ndeshje të mirë, edhe pse i tërhoqa veshin, sepse duhet të pasonte më shpejt topin në disa situata të caktuara”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *