VIDEO/ Aksioni spektakolar dhe shënohet nga Mici, Gjoka merr fitoren te Shkëndija

Shkëndija e Tetovës ka marrë fitore me rezultatin 3-0 ndaj Sileksit. Trajneri Ernest Gjoka ka marrë tre pikët në kampionatin e Maqedonisë së Veriut.

Një nga golat e takimit u shënua nga ana e Gledi Micit. Ish-mbrojtësi që ka luajtur në Superiore, finalizoi në mënyrën më të mirë aksionin pas pasimit fantastik të Ibrahimit. Një gëzim legjitim për Micin pas shumë kritikave që u janë adresuar futbollistëve, sa i përket rezultateve të dobëta të marra deri tani. /Sport Ekspres/

https://www.facebook.com/infosport.mk/videos/522173771679036/?v=522173771679036