VIDEO/ Aksion tërësisht shqiptar, Myrto Uzuni shpërthen me dy gola te Lokomotiva e Zagrebit

Myrto Uzuni ka treguar edhe një herë tjetër peshën e tij te Lokomotiva e Zagrebit, të cilës i ka siguruar ditën e sotme fitoren në kampionat ndaj Goricës. Këta të fundit u mposhtën me shifrat 1-3. Në minutën e 75, teksa takimi mbante rezultatin e barabartë 1-1, sulmuesi beratas gjen rrjetën, pas një aksioni shqiptar. Do të ishte fillimisht talenti Cokaj që me një top të gjatë mjaft të bukur gjen Kastratin në krah. Më pas sulmuesi dardan do të hidhte topin në zonë, nga ku Uzuni nuk do të gabonte për të gjetur rrjetën.

Por futbollisti shqiptar nuk do të mjaftohej vetëm me kaq, pasi kur duheshin edhe 3 minuta nga përfundimi i kohës së rregullt Uzuni do të shfrytëzonte më së miri kundërsulmin e nisur nga skuadra e tij dhe me kokë e ndal topin pas shpinës së portierit kundërshtar. Kështu lojtari i Kombetares së Shqipërisë ka marrë prej dore Lokomotivën e Zagrebit dhe e ka ngjitur në vendin e 3-të në renditje./Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *