VIDEO: Aksidenti më i frikshëm që kemi parë, pilotja gjermane e Formula 3 shpëton për mrekulli

Pilotja e Formula 3, Sofia Flërsh, ka pësuar një frakturë në shtyllën kurrizore, për shkak të një përplasjeje në një garë të zhvilluar në Makau, një aksident i frikshëm që la të plagosur shumë persona.

Pamjet janë vërtet të tmerrshme, sepse vajza 17-vjeçare nga Gjermania humbet kontrollin e makinës duke ngarë me 280 km/orë. Për pasojë, makina e saj fluturoi disa metra në ajër, pas përplasjes me një makinë tjetër ngarë nga Sho Tsuboi, ndërsa përfundoi në seksionin e mediave.

Për fat, 17-vjeçarja ia ka hedhur paq, duke mos rrezikuar jetën, edhe pse do të duhet të operohet.

“Jam mirë, por do të operohem nesër në mëngjes. Faleminderit të gjithëve për mesazhet mbështetëse”, shkruan në Twitter vajza e Formulës 3, ndërsa Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit ka hapur një hetim për përplasjen dhe njëkohësisht ka premtuar se do të ndihmojë personat e plagosur.

Pilotë të famshëm si Fernando Alonso e Xhenson Baton i kanë uruar shërim të shpejtë pilotes së talentuar, që më parë ka garuar në Formula 4, ku ka bërë histori, sepse është femra e parë që është renditur në zonën e pikëve në një garë në Formula 4.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *