VIDEO | Ajeti gol sa për statistikë, minuta dhe për Tarashajn

Shqiptarët që luajnë në kampionatin zviceran të futbollit janë të shumtë dhe duket se në çdo javë, nuk mungojnë të bëhen protagonistë. Sot, edhe pse janë luajtur vetëm dy sfida, protagonistë kanë qenë sërish futbollistët kuqezi.

Për skuadrën e Grashopersit, titullar u aktivizua mbrojtësi Arlind Ajeti, i cili edhe gjeti rrugën e rrjetës. Në minutën e 51’, ish-mbrojtësi i kombëtares kuqezi shkurtoi diferencat, por skuadra e tij pësoi sërish dhe humbi 1-3.

Minuta në këtë sfidë pati edhe për Shani Tarashajn, futbollistin e talentuar me origjinë shqiptare. I ndodhur te Grashopersi si huazim nga Evertoni, Tarashaj bëri një ndeshje të mirë, por nuk arriti të ndihmojë skuadrën e tij të shmangë humbjen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *