VIDEO | Ajeti dhe Demhasaj, gola e fitore në Zvicër

Dy sulmues shqiptarë kanë shijuar golat dhe fitoret me ekipet respektive. Bazeli përmbysi St. Gallen dhe Arlind Ajeti ishte autori i golit të barazimit 1-1. Sulmuesi shqiptar që luan me Zvicrën, i vetëm me portierin u tregua i saktë dhe shënoi.

Në pjesën e dytë Bazeli shënoi edhe dy herë të tjera dhe me shifrat 1-3 mori pikët e plota. Taulant Xhaka ndërkohë nuk ishte përzgjedhur titullar në këtë takim. Lojtari polivalent i kombëtares sonë u aktivizua në minutën e 83-të.

Fitore befasuese mori edhe Lucerna, që mundi kryesuesit e Jang Bojs me rezultatin 2-3. Shkëlqim Demhasaj, sulmuesi shqiptar, arriti të zhbllokonte ndeshjen që në minutën e 16-të me një goditje me kokë.

Më pas Jang Bojs shënoi dy herë, por Lucerna nuk u dorëzua dhe me golat e Shulz dhe Knezeviç arriti të rikthejë epërsinë dhe të marrë pikët e plota. tashmë numëron 12 pikë në klasifikim dhe ngjitet në vendin e gjashtë. Kurse Bazeli është i dyti, me 11 pikë larg Jang Bojsit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *