VIDEO/ Ajeti bëhet hero, Bazeli kalon në playoff!

0

Një ndeshje e çmendur! Sigurisht, jo prej rezultatit, por emocioneve dhe rasteve për gol. Sigurisht, që nuk do të ishte e lehtë për Bazelin përballë Viteshes kjo dihej, por rrugëtimi u bë disi në dishezë kur vetëm pas 27 minutash, holandezët mbetën me dhjetë vetë pas dajes me të kuq të Klarke-Salter.

Më pas, vetëm zvicerianët në fushë, duke dominuar dhe ushtruar presion, deri kur Albian Ajeti, sulmuesi i ri shqiptar, vëllai i Arlindit, gjeti golin me kokë në goditje nga këndi, duke mbyllur pjesën e parë 1-0 dhe në pjesën e dytë duke dalë mes ovacioneve të publikut, duke i lënë vendin Oberlinit.

Për Ajetin është goli i tretë këtë sezon, pas dy golave në kampionat. Sakaq, në playoff do të përballet me Apollon Limasolin, në Qipro.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.