VIDEO | Ajaksi “zjarr”, 29 sekonda mjaftojnë për të barazuar

Ajaksi dhe Juventusi përballen mes njëri-tjetrit për ndeshjen e parë të fazës çerekfinale të UEFA Champions League në “Johan Cruijff Arena”. 45 minutat e para janë mbyllur me Juventusin në avantazh, me golin e shënuar nga Kristiano Ronaldo në minutën e fundit të pjesës së parë.

Ajaksi e nisi më mirë ndeshjen, me disa raste të mira, aq sa dukej se po përsëriteshin sfidat e mëdha kundër Realit në turin e shkuar, por eksperienca e Juves dhe klasi i Ronaldos ishin vendimtare.

Krosi nga Kanselo e gjeti krejt të vetëm në zonë portugezin, i cili me kokë nuk fali, duke dërrmuar Ajaksin.

Janë 24 gola në 21 ndeshje çerekfinale në Champions League për Ronaldon!!!

Pjesa e dytë ka nisur menjëherë e vrullshme. David Neresh ka çuar në festë tifozët e tij ende pa u mbushur një minutë lojë, duke vendosur baraspeshën.

 

UEFA Champions League

Faza Çerekfinale

Ajaks – Juventus    1-1
Shënues:
Neresh 46′ / Ronaldo 45′

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *