(VIDEO) Ahmedi debuton me barazim, moskovitët djegin stadiumin!

0

 

Maribori ka luajtur dje në Champions League dhe ka qenë debutimi në fazën e grupeve në këtë turne për Valon Ahmedin, futbollistin e kombëtares së Shqipërisë, që është duke kaluar një periudhë të artë. Një ndeshje, ajo e luajtur në Slloveni, aspak e qetë, por e tensionuar, e cila nisi dje në mëngjes me trazira në rrugët e qytetit të Mariborit, teksa tifozët vendas, përkrahur edhe nga binjakëzimi me polakët e Vidzhev Lozh janë konfrontuar me forcat e policisë, duke krijuar kaos të vërtetë, ndërsa është shmangur përleshja me moskovitët e Spartak Moskës.

Edhe pse, në stadium brenda, sektorin e tyre, miqtë e kanë djegur me flakadan dhe madje kanë lëshuar një fishekzjarr që për pak nuk ka prekur fytyrën e arbitrit, deri në mesfushë. Një episod që do të dënohet dhe pritet që Spartaku të luajë pa tifozë në ndeshjet e radhës, duke u gjobitur nga UEFA.

Ndërkohë, Ahmedi luajti për gati 70 minuta mjaft mirë, në rolin e fantazistit, ndërsa sfida përfundoi 1-1 me golat e Samedovit dhe Boharit.

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image