VIDEO | Ahmataj fut në kurth Laçin, super fitore e Luftëtarit

Futbolli është i thjeshtë: zbato me rigoziritet detyrat e trajnerit, vrapo dhe në fund e sigurt është që nuk do të humbësh. Luftëtari jo vetëm që nuk u mposht, por edhe fitoi në Laç sot. Dy gola të realizuar dhe tre pikë të arta për mbijetesën e gjirokastriteve.

Debutim perfekt për Dimitris Koconis, qendërmbrojtësin grek. Që në minutën e dytë ai hapi rrugën e fitores së Luftëtarit, madje duke shënuar një gol që do ta kishin zili edhe sulmuesit më të mirë. Laçi ishte i paqartë, ndalej në çdo aksion nga miqtë dhe nuk rrezikoi për asnjë moment.

Një ndeshje shumë e dobët e kurbinasve të Prengës, që mund të kishin pësuar edhe më shumë gola. Fili dhe Demo ishin ata që kishin mundësitë më të mira për të realizuar. Gjithsesi ishte Aleksi ai që u shfaq i rrezikshëm në fund të pjesës së parë dhe ndëshkoi Selmanin për të dytën herë.

Najdenov, Mane e Deliu nuk i dhanë asgjë më shumë Laçit në pjesën e dytë. Gjirokastritët mbrojtën me fanatizëm avantazhin e pjesës së parë. Në ndihmë u erdhën edhe vendasit me paqartësinë e tij. Çelaj në fund mund shënonte edhe golin e tretë në shtesë, por jo. Selmani e ndali atë, por humbja ishte arkivuar.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 20
E shtunë, më 3 shkurt, ora 14:00, stadiumi i Laçit

LAÇI – LUFTËTARI 0-2
Shënues:  
Koconis 2′, Aleksi 41′

Laçi: Selmani, Fangaj, Gjoni, Mersinaj, Sefgjinaj, Eller, Jonuzi (Mane 74′), Çokaj, Shtubina, Xhixha (Deliu 80′), Bushi (Najdenov 54′). (Në dispozicion: Sali, Pjeshka, Prengaj, Toro). Trajner: Besnik Prenga.
Luftëtari: Ruçi, Rapa, Hoxha, Koconis, Xhekson, Ramadani, Aleksi, Açka, Demo (Hanti 81′), Dunga (Oshafi 86′), Fili (Çelaj 92′). (Në dispozicion: Bakaj, Ahmetaj, Lazas, Kukaj) Trajner: Julian Ahmataj.

Gjyqtarë: Indrit Myrtja, Melis Dervishi, Fisnik Thorja, Hermal Llapra
Delegat: Besnik Çela; Vëzhgues: Idriz Gashi
Karton i verdhë: Eller 63′, Xhixha 77′ / Koconis 53′, Xhekson 63′, Dunga 68′

93′ – Eljan Çelaj ka dalë i vetëm me Selmanin dhe nuk ka shënuar dot. Anësori u ndal nga portieri Selmani.

83′ – Sefgjini nga e majta hedh një top në zonën e bluzinjve, Fangaj me kokë devijon lehtë topin që shkon jashtë.

81′ – Xhekson kroson për Dungën në zonë, Dunga me kokë e dërgon topin jashtë kuadratit.

76′ – Demo kishte mundësinë për të mbyllur ndeshjen, pasi dol i vetëm me Selmanin. Anësori i djathtë goditi pasaktësisht, topi shkoi pranë shtyllës pingule.

54′ – krosim në zonë e Luftëtarit, Çokaj me kokë ndalet nga portieri Ruçi. Mundësi shumë e mirë për Laçin.

46′ – Asnjë zëvendësim i bërë nga trajnerët Besnik Prenga e Julian Ahmataj.

45′ – Top i gjatë pas shpinës së mbrojtjes së Luftëtarit, Xhixha në kënd të vështirë e dërgon topin jashtë

41′ GOL – Albano Aleksi befason kurbinasit, pas një topi të krosuar në zonë. Fieraku gjuan saktë dhe e dërgon topin në rrjetë.

40′ – goditje dënimi në hyrje të zonës. Bushi merr vrull dhe godet fort. Muri nuk ngrihet dhe e largon rrezikun e kurbinasve.

37′ – krosim në shtyllën e dytë të Luftëtarit, topi i hedhur nga Jonuzi u tentua të kthehej në zonë nga Fangaj. Gjirokastritët larguan rrezikun.

31′ – Gabim i Eller në mesfushë, kundësulm i Luftëtarit me Filin që del përballë Selmanit. Parabola e tij nuk është e saktë. Mundësi e mirë shënimi për bluzinjtë.

24′ – Shtubina në hyrje të zonës kërkon portën e Ruçit, diagonalja e tij shkon ngjitur me shtyllën pingule. Rasti i parë për Laçin.

23′ – Vertikalizim për sulmuesin Dunga, portieri Selmani del dhe i bllokon rrezen sulmuesit. Pret portieri i kurbinasve.

10′ – Kapiteni Ramadani  provon me një gjuajtje nga distanca, pret portieri i kurbinasve. Gjujatja e shkodranit ishte e lehtë.

2′ GOL – Luftëtari e sheh veten në avantazh. Një harkim i Filit nga një gositje këndi u kthye në gol nga Koconis, i cili me një kthesë mposhti portierin Selmani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *