(VIDEO) A keni parë ndonjëherë Wrestling pa kontakte? Karantina nuk bëhet pengesë për duelet në ring

Ditët e karanitinës në Amerikë dhe Europë janë bërë të mërzitshme për çdokënd që ka pasur një jetë aktive dhe të mbushur me angazhime të shumta. Pas nuk mbetet as bota e sportit ku pas anullimit të çdo kampionati sportiv dhe garave olimpike e ndërkombëtare, gjithçka bëhet akoma edhe më e vështirë. Kështu për të argëtuar sadopak tifozët e tyre, një grup atletësh të WWE kanë gjetur një mënyrë epike.

Kanë mjaftuar disa protagonistë, një ring dhe ja ku kemi një ndeshje Wrestling. Por rregullat e reja të vendosura nga Organizata Botërore e Shëndetësisë nuk lejojnë kontaktet mes njeri-tjetrit. Kjo ka qenë mjaft e thjeshtë për t’u realizuar nga sportistët në ring, pasi ata kishin vendosur improvizimin e një ndeshje normale. Pa kontakte, në distancë dhe me reagime sit ë ishtë një ndeshje e vërtetë, kjo ka qenë shfaqja që theu monotoninë e një dite në karantinë për mijra tifozë të çmendur pas WWE./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *