VIDEO | 6 gola në Armeni, rezultat pozitiv për Shkupin

0

Shkupi kreu një paraqitje pozitive në përballjen me Armenët e Pjunik. Ndeshja e luajtur në kryeqytetin e Armenisë u mbyll me rezultatin 3 – 3. Armenët shënuan të parët, por skuadra nga Maqedonia e Veriut ia doli të përmbyste rezultatin duke shënuar tri gola, ku dy prej tyre kishin për autor kapitenin Bajrami.

Në minutat e fundit të takimit vendasit arritën të barazonin rezultatin me dy golat të shpejtë, por edhe me një barazim i vlen shumë skuadrës nga Maqedonia e Veriut që tani ka për detyrë të sigurojë kualifikimin në ndeshjen e kthimit në Shkup.

Një detaj interesant i këtij takimi ishte dhe fakti që në radhët e armenëve luajti për 90 minuta mbrojtësi shqiptar Kristi Marku.

Pjunik 3 – 3 Shkupi
Shënues: Vardanian 4’, Zheztokov 80’, Manuçarian 85’  /  Bajrami 26’, 60’, Ilievski 43’

 

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.