VIDEO/ 4 vite pa fituar! Shihni reagimin e çmendur të Tiziano Krudelit te golat e Milanit, shpërthen në lot

Nga Klaudio Ndreca

Jo pak, por katër vite kishte Milani pa arritur që të fitojë ndaj Juventusit në një ndeshje direkte. Pikërisht triumfi që i përket 2016 kur Lokateli do të shënonte një super gol në portën e Bufon për ta mbyllur takimin në shifrat 1-0.

Që nga ajo kohë ka pasur dominimin e bardhezinjëve me hegjemoninë që është thyer në mbrëmjen që lamë pas, teksa Milani fitoi me përmbysje në shifrat 4-2. Sigurisht që në këtë rast nuk mund të mungonte edhe shpërthimi i Tiziano Krudelit, një prej atyre figurave të sportit dhe medias në Itali që e përjeton më së shumti fitoren e kuqezinjëve.

Duke shpërthyer në lot në golin e Rebiç dhe duke festuar para syve të pranishmëve të tjerë në realizimin e Leaos, më poshtë mund të shihni edhe reagimin e plotë në golat e shënuara. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *