VIDEO/ 2 asist për 17 minuta, Florian Kamberi shpërthen në Skoci para ardhjes te Shqipëria

Florian Kamberi pritet të jetë emri i ri debutues që do të shfaqet në listën e Shqipërisë e cila do të publikohet në ditën e nesërme. Një sulmues me potencial të jashtëzakonshëm që siç e kemi përmendur edhe më herët, ku nuk arrin vetëm të shënojë, por ka aftësi të mira të driblimit dhe të shërbimit.

Në elitën e Skocisë po kthehet vendimtar në përballjen mes St Johnstone dhe Hibernian që është në shifrat 0-2. Në minutën e 7 të takimit ka dhuruar asistin e parë për sulmuesin tjetër Doidge, që arriti të dërgojë topin në rrjetë. Ndërkohë pas vetëm 10 minutash ishte i njëjti bashkëpunim që solli edhe golin e dytë të Hibernianit. /Sport Ekspres/

(Video e siguruar nga “Sport Ekspres”)