VIDEO | 2.16 metra i gjatë, shikoni si “bisha” i NBA çmend fansat

0

Është 2.16m i gjatë dhe 147 kilogram i rëndë. Kush është fans i NBA, e njeh shumë mirë. Legjenda e basketbollit amerikan, Shaquille O’Neil e ndërpreu basketbollin e luajtur para shumë vitesh, ndërsa tani është analist në studiot e TNT-së në Amerikë, që mbulon kampionatin e NBA.

Aktualisht, basketbolli është në “Off-Spring”, periudhë ku luajnë vetëm sportistët e rinj dhe kampionati kompetitiv nuk ka filluar ende. Si pasojë, Shaquille është me pushime. “Bisha” ka marrë pjesë sot në një koncert të zhvilluar në Las Vegas dhe nuk ka ngurruar të bashkohet me fansat e tij që të kërcejë.

Edhe pse një turmë jashtëzakonisht e madhe, Shaq dallohej lehtësisht, madje janë shpërndarë dhe shumë video në rrjetet sociale, ku kanë filluar shakatë nga më të ndryshmet. “Të lutem mos i vrit njerëzit, Shaq”, ka qenë një nga komentet më epike.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.