VIDEO | 15-vjeçari më i kërkuar në planet, vjen firma e parë si profesionist

Në harkun e pak muajve një 15-vjeçar francez ka filluar të marrë vëmendjen e të gjithë medieve sportive. Bëhet fjalë për talentin e akademisë së Lionit, Rajan Çerki. Mesfushori me tipare sulmuese ka filluar të tërheqë interesin  e klubeve elitare si Real Madrid dhe Mançester Junajtid.

“Shpërthimi” në famë i 15-vjeçarit ndodhi si pasojë e paraqitjeve të shkëlqyera në “UEFA Youth League”, ku edhe pse luante me kundërshtarë katër vite mëdhenj  në moshë.

Klubet elitare janë vërsulur për të bindur adoleshentin, i cili ende nuk ka një kontratë si profesionist. Megjithatë në fund ka buzëqeshur Lioni. Sipas “L’Equipe” 15-vjeçari ka rënë dakord që hapat e parë në futbollin profesionist t’i hedhë në klubin ku dhe është formuar që në fëmijërinë e hershme.

https://www.youtube.com/watch?v=CjW4WvPhuI8

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online