Vidal zemëron Barcelonën: Ka treguar mungesë respekti!

Arturo Vidal shkoi me bujë këtë verë te Barcelona dhe konsiderohej zëvendësi ideal i Paulinjos, i cili u kthye në Kinë. Ndoshta jo titullar gjithnjë, por Vidal priste të luante më shumë se deri tani, ndaj mërzia e tij ka qenë e qartë dhe disa postime në rrjetet sociale flasin vetë.

Tashmë reagon edhe Barcelona, sepse menaxheri i përgjithshëm Pep Segura ka folur për të përditshmet katalanase Mundo Deportivo dhe Sport dhe i ka tërhequr veshin mesfushorit kilian.

Në lidhje me mesazhet e Vidalit, ai është shprehur: “Kanë një kuptim të dyfishtë. Tregojnë që djaloshi kërkon të integrohet sa më shpejt te Barcelona dhe ta ndihmojë ekipin dhe se ndihet i zhgënjyer që nuk po luan më shumë. Gjithashtu, ai duhet të punojë më shumë në linjën e të pasurit respekt për shokët, për ekipin, për trajnerin dhe klubin. E kuptojmë që në një farë mënyre edhe vetë Vidal është i vetëdijshëm që veprimet e tij dëmtojnë më shumë atë, sesa të tjerët, ndaj presim një korrigjim prej tij, edhe pse mund të ketë qenë vetëm një keqkuptim”.

Më pas ai ka folur edhe në lidhje me trajnerin Valverde: “Kur të vijë momenti për të marrë një vendim, do ta marrim. Nuk i kemi vendosur asnjë ultimatum, jemi të kënaqur prej tij dhe ka kontratë. Nuk ka arsye për t’u shqetësuar”.

Blerja e dështuar e Grizman ishte tema tjetër të cilën e ka komentuar menaxheri i përgjithshëm Segura: “Nuk ishte dështim, nuk gabuam asgjë. Thjesht janë vendime që njerëzit i marrin. Ai nuk i kishte dhënë fjalën askujt”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *