Vidal “thumbon” Realin: Do kisha fituar dy Champions po të ishte “VAR”-i

Një ndër trofetë që i mungon karrierës së Arturo Vidalit  është ai i Champions-it. Kiliani iu afrua shumë në vitin 2015, por si për ironi të fatit, klubi i tij aktual, Barcelona, e mundi në finalen e zhvilluar në “Olimpiastadion” të Berlinit.

Në një intervistë për të përditshmen spanjolle “El Mundo Deportivo”, Vidal, foli për dështimet në Champions, që ai pësoi në tri tentativat që ai pati me Bajernin e Mynihut: “Kompeticioni im i preferuar është Champions-i. Dua që ta fitoj tani që jam pjesë e Barcelonës. Po të kishim pasur “VAR” në Champions-i Bajerni do ta kishte fituar dy herë”.

Komentet e Vidalit vijnë mbas lajmit se UEFA ka rënë dakord për përdorimin e teknologjisë “VAR” në gjysmëfinalet dhe finalen e Champions-it.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *