Vidal, Pogba dhe… Gatuzo: Valverde “i fut në sitë” të gjithë

0

Ernesto Valverde, trajneri i Barcelonës, ka dalë para mediave dhe ka folur për afrimin më të fundit: kilianin Arturo Vidal, si dhe për çështje të tjera, duke nisur me merkaton, atë në hyrje dhe në dalje. Një koment edhe për Gatuzon, Cilesen, Rafinjën dhe francezin Pol Pogba.

“Është një lojtar që shpresojmë të na japë energji në mesin e fushës. Ai ka goxha eksperiencë, numra që tregojnë se ai luan shumë, është shumë prezent në fushë dhe nuk kalon pa u vënë re, si dhe është agresiv. Duket si Paulinjo, një profil ndryshe nga ata që kemi. Presim të na ndihmojë shumë. Ai ka luajtur në ndeshje të mëdha dhe ka lëvizur nga një ligë në tjetrën, në këtë rast nga Gjermania në Spanjë, dhe mendoj se nuk ka shumë ndryshim”.

Vidal, përforcim për momentet vendimtare në Champions?  Shpresojmë që është kështu. Ka statistika të pabesueshme. Këtu përshtatet një lojtar si Artur, gjithashtu edhe një si Vidal e Paulinjo, sikurse u demonstrua vitin e  shkruar. Ai duket si një luftëtar, jep gjithçka në fushë, agresiv në mbrojtje dhe në sulm, në punë, në shpirt dhe kjo është ngjitëse. Është e nevojshme që të lirohet dhe të gjitha këto cilësi t’i demonstrojë në fushë”.

A do përshtatet me stilin? I kuptoj mendimet, ose më saktë i pranoj ato. Por edhe vitin e kaluar ka pasur shumë polemika për Paulinjon pa e parë atë të luante një minutë. Në një klub si ne a hapësirë për këdo, në një stil apo në një tjetër”.

U mbyll merkato? Unë jam trajneri, nuk kam çelësat për të hapur dhe mbyllur dyert. Jemi të hapur, si të gjitha klubet, për të përmirësuar ekipin tona brenda afateve kohore që ne i shohim të përshtatshme. Nuk e dimë çfarë do të ndodhë. Jemi të përgatitur për gjithçka”.

Rafinja? Po përgatitet mirë dhe të shohim se çfarë do të ndodhë. Pjesën e parë të vitit të kaluar nuk luajti shumë dhe pastaj nuk munda ta ndiqja. Gjithashtu duhet parë se çfarë ai dëshiron”.

Cilesen drejt largimit? E vërteta është se ai është shumë pranë nesh, ai do përgatitet shumë shpejt. Nuk mund të imagjinoj një situatë përpara kohe. Unë nuk kam çelësat, por ai është  një lojtar që ne e kemi, një portier i shkëlqyer, me të cilin jemi të kënaqur”.

Pogba? Ai është në një tjetër ekip. Duhet të keni shumë respekt për ata që janë në klube të tjera dhe jo të merrni për bazë të gjitha spekulimet e merkatos, nga ku dalin shumë. Duhet ta respektoni lojtarin dhe klubin”.

Gatuzo? E njoh pak Gatuzon, por shoh që atë që e ka pasur si lojtar e transmeton edhe si trajner. Ka shumë temperament dhe ai i transmeton zgjedhjet e tij në ekip. Milani është një ekip i përgatitur, si dhe i organizuar mirë. E pamë kundër Totenhamit, që me vështirësi e mundi. Fryma e trajnerit transmetohet në atë ekip”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.