Vidal e Kimish rrëfejnë sherrin në fushë

Shokë skuadre te Bajerni, thuajse boksierë për disa momente në finalen e Kupës së Konfederatave dje në Shën Petërsburg. Arturo Vidal e Xhoshua Kimish habitën të gjithë dje, kur u përleshën në sfidën Gjermani-Kili, me një grindje të ashpër në minutën e 59-të ku ia hodhën me nga një karton të verdhë secili.

Por çfarë u tha realisht në ato momente? Vidal, duke folur për Bild, zbulon: “Ishte një ndeshje e fortë, pati momente gjaknxehtësie. Kishim diçka për të sqaruar. Nuk u takuam pas ndeshjes, por do të takohemi pas 20 ditësh në Mynih.

“Çfarë i thashë? I thashë vetëm që të fliste më pak e të luante më shumë. Megjithatë, nuk ka problem, mbetemi miq”.

Nga ana tjetër, Kimish e kalon me qetësi këtë histori: “Jo, nuk do të jetë një problem kur të takohemi në stërvitjen e parë të Bajernit. Nuk i thashë asgjë Vidalit, nuk e di çfarë ka thënë ai, por nuk më intereson. Janë gjëra që ndodhin dhe mbeten në fushë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *