Vidal e ka marrë mësimin: Çfarë thuhet në dhomat e zhveshjes mbetet aty

Arturo Vidal la Bajernin e Mynihut në verë për të kaluar te Barcelona. Edhe pse pritej që kiliani të ishte një lojtar kyç në skuadrën e Valverdes, diçka e tillë nuk ka ndodhur dhe minuta për të kanë qenë me pikatore. kjo gjë solli pakënaqësi te 31-vjeçari, i cili e kishte shprehur diçka të tillë.

Gjithsesi, gjithçka është lënë pas krahëve dhe nuk ka më asnjë hatërmbetje mes tij dhe trajnerit, pasi Vidal e ka marrë mësimin se vendimet i merr vetëm trajneri dhe nuk ka pse të ndihet aspak keq. Ka pasur një bisedë mes tij dhe teknikut të katalanasve, por vetëm lojtari ka theksuar se çka flitet në dhomat e zhveshjes do të mbetet aty.

“Çfarë flitet në dhomat e zhveshjes, do të mbetet vetëm në dhomat e zhveshjes. Gjithçka ka ndodhur është lënë pas krahëve”, ka thënë Vidal pas ndeshjes së Kupës këtë mesjavë, ku luajti për 90 minuta. Nuk do të ishte aspak çudi që 31-vjeçari ta niste si titullar ndeshjen e radhës në kampin, pasi në aktivizimin e tij në El Clasico e shpërbleu besimin  trajnerit duke shënuar dhe një gol.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *