Vidal duhet të operohet, merr fund sezoni?

Arturo Vidal me shumë gjasa nuk do të jetë në dy sfidat gjysmëfinale në Champions League kundër Real Madridit. Mesfushori kilian u dëmtua të dielën në stërvitje, duke ndrydhur gjurin në një zgjatje të tepruar këmbe në tentativë për të kapur një top të pasuar gabim.

Tashmë Bild raporton se mesfushori luftarak duhet të operohet dhe kthimi i tij është ende i paqartë, sepse nuk dihet sa kohë duhet të qëndrojë pa stërvitur. E sigurt është mungesa në ndeshjen e radhës në kampionat, por mendohet edhe mbyllja e sezonit, pasi nuk duhet rrezikuar.

Gjithsesi, trajneri Hajnkes është optimist dhe ia lë në dorë vetë Vidalit: “Arturo pësoi një dëmtim që u duk i lehtë fillimisht, por të shohim. Ai është luftëtar, nuk ankohet kurrë dhe shumë profesionist, di të shtrëngojë dhëmbët në momente të vështira”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *