“Vibonese më donte në fushë i dëmtuar”, Çani shijon perëndimin e parakohshëm: Më kërkojnë në Seria C

Edgar Çani po shijon perëndimin e parakohshëm në karrierë, ku më së shumti e kemi parë jashtë fushës së blertë sesa në të. Edhe tek Vibonese do u sosej durimi duke e parë sulmuesin shqiptar vetëm duke u mjekuar, ndërsa u njoftua për zgjidhjen e kontratës. Në një intervistë për mediat italiane, Çani shprehet se e kanë kërkuar disa skuadra në Serinë C, por ka zgjedhur që të pushojë.

“Unë jam dëmtuar kur isha me pushime dhe në të vërtetë nuk kam luajtur kurrë që prej një viti. Në janar po bëja ende rehabilitimin, por te Viboneze donin që unë të kthehesha në fusha. Ndërkohë vendosa që të isha mirë në anën shëndetsore fillimisht dhe të merrja veten plotësisht, prandaj dhe zgjidhëm kontratën. Kam pasur disa propozime nga klube të Serisë C dhe të huaja, por nuk isha ende gati fizikisht, prandaj nuk u mbyll”, ka thënë Çani. /Sport Ekspres/