Vetëofrohet Zambrota: Nuk refuzohet kombëtarja, bukur të punosh me Mançinin

Një ofertë nga kombëtarja është e vështirë të refuzohet dhe Xhanluka Zambrota e di mirë, pasi ka luajtur 98 ndeshje me të kaltrit dhe ka fituar Botërorin në vitin 2006.

Një ndër mbrojtësit e krahut më të mirë të Italisë ka folur mbi mundësinë e kalimit si ndihmës i Roberto Mançinit në stolin e kombëtares, duke u vetëofruar për një post të tillë.

41-vjeçari punoi së fundmi si zëvendës trajner i ekipit kinez të Jiangsu Suning, ndërsa një ftesë për të qenë numri dy i stolit të kombëtares nuk do të refuzohej, aq më tepër puna me një trajner si Mançini.

Për momentin kam patur vetëm një kontakt me FIGC (federata italiane e futbollit) nëpërmjet këshillit federal. Unë si zëvendës i Mançinit në kombëtare? Nuk i thuhet kurrë jo Italisë, nëse të vjen ndonjë propozim. Të punosh me një person të madh si Roberto Mançini, vetëm mund të mësosh nga ai”, komenton Xhanluka Zambrota për “Sky Sport”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *