Vetëm tre si Dibala, argjentinasi si Del Piero, Inzagi dhe Vidal

Pauolo Dibala ishte protagonist absolut në ndeshjen e sotme që Juventus zhvilloi me Jang Bojs. Argjentinasi realizoi tre herë, duke  i dhënë fitoren e dytë skuadrës së tij në Ligën e Kampioneve. Sulmuesi bëri që të mos ndihej fare mungesa e Kristiano Ronaldos, që dy javë më parë u ndëshkua me karton të verdhë në Spanjë.

Interesant fakti se vetëm 4 lojtarë kanë arritur që të shënojnë tre gola në një ndeshje të Championsit për bardhezinjtë. 24-vjeccari arrin emra si Filipo Inzagi, Arturo Vidal dhe Aleksandro Del Piero.

Inzagi ka shënuar në dy ndeshje në Champions për Juven nga tre gola, ndërsa Vidal dhe Del Piero vetëm në një takim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *