Vetëm pesë ditë te Kukësi, shtohen problemet për Duron

0

Shpëtim Duro u zyrtarizua si trajneri i ri i Kukësit me datë 25 korrik dhe vetëm pesë ditë pas emërimit të tij, i duhet të shqetësohet për shumë gjëra. Senatorët e ekipit nuk u paraqitën në seancën e parë stërvitore, ndërsa mbrëmë, u largua përfundimisht dhe portieri Stivi Frashëri.

Përveç problemeve me kontratat e futbollistëve, të cilët nuk janë ulur ende për të biseduar për rinovim ose ndërprerje, Duro shqetësohet edhe për faktin se nuk ka ende një portier cilësor në ekip. Avdyli, i ardhur këtë merkato, nuk ka besimin e trajnerit, ndërsa i riu Basha, ka mungesë eksperience.

Flitej për një akord me ish-portierin e Flamurtarit, Ena Koliçit, por 33-vjeçari duket më pranë firmës me Dinamon. Porta mbetet ende “bosh” në këtë fazë të merkatos dhe me shumë gjasa, drejtuesit verilindorë do të studiojnë disa alternativa nga IPKO Superliga.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.