“Vetëm pak minuta në Uembli”, ëndrra e fundit e Uejn Runit me Anglinë

Uejn Runi khehet në Kombëtare. Anglia e pret me krahët hapur dhe ka një arsye të fortë: një iniciativë për bamirësi. Më 15 nëntor në “Uembli” do të zbresin në fushë kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vendi që ka “adoptuar” Runin.

Përfitimet nga shitja e biletave dhe sponsorët do të shkojnë për fondacionin “ËR”, i krijuar nga sulmuesi që ka mbrojtur ngjyrat e Evertonit dhe Mançester Junajtid, e që tashmë luan në radhët e DC Junajtid. Ky do të jetë prezantimi i fundit i Runit në Kombëtare: ndeshja numër 109.

I pyetur nëse do të mbajë numrin 10 në shpinë, gjatë konferencës për shtyp bomberi u përgjigj: “Nuk ka aspak rëndësi”. As shiriti i kapitenit nuk është një prioritet: “Nuk më intereson as ai, ashtu si nuk dua të jem në fushë gjatë gjithë ndeshjes. Nuk i kam kërkuar asgjë trajneri. I kam thënë, se nëse do të ketë nevojë, më ka aty”.

Objektivi i Uejn Runit është një tjetër. Sulmuesi ka hequr dorë nga prestigji që i garanton një vitrinë e tillë, në një ndeshje të dedikuar për fondacionin që drejton: “Gjëja më e bukur është që të luaj në fushën e ‘Uemblit’ vetëm për disa minuta”. Për sulmuesin, vetëm kjo ka rëndësi.

Përpos të ardhurave, që do të shkojnë për fëmijët në nevojë. Në ndeshjen e Uejn Runit, futbolli ndërthuret me ndenjat dhe bamirësinë. Do të jetë përfaqësimi i fundit me Kombëtaren angleze. Ndoshta, ndeshja më e bukur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *