“Vetëm një budalla paguan klauzolën e Hysajt”, Xhufredi tërbohet keq

0

Debate në Napoli për Elseid Hysajn. Një deklaratë e bërë dë fundmi nga Françesko Montervino, ish-mesfushori i skuadrës italiane, ka bërë që Mario Xhufredi të reagojë. “Vetëm një budalla e paguan klauzolën e Hysajt, i cili mbetet një lojtar i mirë”, pat thënë mes të tjerash ish-lojtari i Napolit.

Ndërkohë, për CalcioNapoli24, Xhufredi ka theksuar se Montervino nuk i ka kualifikimet e duhura për t’i bërë një vlerësim mbrojtësit shkodran. “Unë e pranoj që çdo njeri ka një mendim dhe e shpreh atë, por për të gjykuar Elseidin, një lojtar që ka shumë paraqitje në Serinë A dhe në arenën ndërkombëtare, ai njeri duhet të ketë disa kualifikime. Hysaj është një lojtar i rëndësishëm, është akoma 24 vjeç dhe Napoli e ka ‘blinduar’ me një klauzolë prej 50 milionë eurosh”, tha Xhufredi.

Në mbyllje ai shtoi: “Z. Montervino, aktualisht jashtë botës së futbollit, nuk bën këtë punë, nuk di se si funksionon merkato dhe si futbollist ka luajtur gjithmonë në B ose në C, përveç disa paraqitjeve në A. Nuk mund të zëvendësojë mua që kujdesem për interesat e Hysajt. Kështu që opinioni i tij nuk llogaritet”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.