Vetëm Nakamura dhe Uitfilld bindin Apoloninë

0

Apolonia është në kërkim të lojtarëve të duhur për pjesën e dytë të sezonit. Në takimin e djeshëm me Korabin, që fierakët e humbën me shifrat 3-0, u provuan disa futbollistë në fraksionin e dytë të lojës. Ishin plot 10 lojtarë që u panë nga stafi teknik.

Sulmuesi Eduard Uitfilld, liberian me pasaportë amerikane, ka marrë edhe disa ditë kohë dhe do të vëzhgohet sërish me kujdes, ashtu sikurse Yuto Nakamura. Ky i fundit luan si mbrojtës i djathtë, por mund të aktivizohet edhe në pozicionet e tjera. Në të shkuarën ka luajtur në Japoni dhe në Gjermani. Futbollisti 27-vjeçar momentalisht është lojtar i lirë.

Trajneri Rade Miliç dhe krahu i djathtë i tij, Stefan Careviç, do i shohin me kujdes lojtarët e mësipërm dhe në ditët në vijim do të vendoset për ta. Lojtarët e tjerë që ishin në provë nuk do të dalin më në stërvitje.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.