Vetëm dy ekipe i kanë mbijetuar “fenomenit” Naubueze, bëhet gati edhe Partizani

Naubueze është kthyer si një fenomen në Superiore, teksa po arrin të shënojë thuajse në çdo ndeshje me Laçin. Shumë rekorde po vendos në këtë kampionat, ndërsa në statistikat e plota ka tundur rrjetën më tepër se 4 ekipe shqiptare.

Por vetëm dy prej skuadrave të Superiores i kanë mbijetuar këtij “fenomeni” të ri. Bëhet fjalë për Partizanin dhe Bylisin, por që ende nuk janë luajtur ndeshjet e fazës së dytë. Ndeshja e radhës do të jetë pikërisht ndaj të kuqëve, ndërsa Nabueze do të kërkojë që të shenjëstrojë të gjitha ekipet e Superiores për t’u tundur rrjetën, pa ardhur dimri. Kjo pasi me hapjen e merkatos dimërore një ofertë mund ta tundonte Laçin dhe këtë sulmues, pavarësisht se nuk është një objektiv i momentit shitja gjatë kësaj periudhe. /Sport Ekspres/