“Vetëm diçka i bën tifozët e Interit ta duan Konten”

Antonio Konte është trajneri i ri i Interit. Edhe pse aftësitë e tij janë të mëdha, tifozët nuk pritet ta admirojnë menjëherë prej faktit se ai ka qenë një armik. Marko Materaci është një nga ata, që nuk gëzon marrëdhënie perfekte me Konten.

Të dy kanë pasur probleme me njëri-tjetrin në kohën kur ishin pjesë e futbollit aktiv. Ish-qendërmbrojtësi mendon se Konte nuk do ta ketë shumë të lehtë të fitojë zemrat e Interistëve sepse e shkuara nuk fshihet kollaj. Megjithatë, sipas tij egziston një zgjidhje. Trofetë janë ilaçi i këtij problemi.

“Shpresoj që Konte mund të fitojë zemrat e tifozëve. Nuk do të jetë e lehtë, pasi e ardhmja nuk mund të fshihetapo harrohet. Ai është i uritur për trofe. Nëse Interistët shohin te ai dëshirë dhe angazhim të madh për të fituar tituj, do fillojnë ta duan. Tani është në dorën e tij për të fituar besimin e të gjithëve”, u shpreh Materaci.

Ai shtoi edhe diçka për largimin e pahijshëm të De Rosit nga Roma. Ai u tregua i ashpër me klubin roman, që e quan ndyrësi mungesën e respektit ndaj mesfushorit. “Daniele vlen shumë, ai nuk e meriton këtë ndyrësi”, përfundoi 45-vjeçari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *