Vetëm 4 ndeshje në kampionat, vjen edhe dorëheqja e trajnerit shqiptar në Kosovë

Nuk janë dashur më shumë se 4 ndeshje, që të vijë edhe largimi i parë i një trajneri në Kosovë. Më saktësisht bëhet fjalë për dhënien e dorëheqjes dhe kjo ka ndodhur te Dukagjini. Këta të fundit kanë humbur në ditën e sotme me rezultatin 0-1 në shtëpi ndaj Ferizajt.

Duke parë situatën që pas 4 ndeshjeve të zhvilluara, një më pak së bashku me Prishtinën se gjitha pjesa tjetër e ekipeve dhe ku është grumbulluar vetëm 1 pikë, trajneri shqiptar nga Maqedonia, Xhengiz Rexhepi ka zgjedhur të largohet.

“Do ulem të flas me kryesinë e klubit dhe do jap dorëheqjen”, ka thënë Rexhepi menjëherë pas mbylljes së takimit. Në anën tjetër Feronikeli ka arritur të fitojë me rezultatin 2-1 ndaj Flamurtarit, ndërsa Vushtria dhe Drenica u ndalën në shifrat 2-2. /Sport Ekspres/