Vetel: Te Ferrari kam kaluar 6 muaj fantastikë

0

Sebastian Vetel bën bilancin e 6 muajve të parë me Ferrarin. Piloti gjerman i “Kokëkuqes”, shprehet i kënaqur më startin e sezonit, por e ka të qartë se për të rivalizuar Mercedezin duhet një mrekulli: “Kanë qenë 6 muaj fantastikë dhe një fillim i shkëlqyer i sezonit. Jam shumë i lumtur për mënyrën sesi kanë shkuar gjërat. Po bëjmë të pamundurën për të arritur rezultate sa më të mira. Mercedezi? Nuk është lehtë të rivalizosh këtë skuderi. Hapi që kemi bërë krahasuar me skuderitë e tjera është i madh, por tani na mbetet puna më e vështirë”. 27-vjeçari beson se Ferrari do të rikthehet shumë shpejt si në kohen e arta. Ai thekson: “Pasioni i tifozëve është i pabesueshëm dhe për këtë jam i lumtur. Ëndrra ime është që Ferrari të jetojë një periudhë magjike, sikurse ka ndodhur vite më parë. A mund ta fitojmë titullin vitin e ardhshëm? Të shpresojmë. Po punojmë që të fitojmë vitin e ardhshëm dhe më vonë”. Vetel foli më pas edhe për situatën delikate që po kalon Kimi Raikonen: “Kimi është i shpejtë dhe ka shumë talent. Ka patur ulje-ngritjet e tij dhe ka bërë disa gabime që mund t’u ndodhin të gjithëve”.

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here