Vetel me kaskë si e Shumakerit

0

 

Sebastian Vetel rikthen një “copëz” të Majkëll Shumakerin në sezonin e ri në Formula 1. Gjithçka ka të bëjë me kaskën që do të përdorë 4 herë kampioni i transferuar te Ferrari. Kaskë e bardhë me flamurin gjerman, pothuajse e njëjtë me atë të përdorur nga idhulli i tij. Kopjim apo rastësi, këtë përpiqen ta shpjegojnë dizenjatori i kaskës dhe zëdhënësi i kampionit gjerman. Jens Munser i tregon “Sport Bild” se disa dizenjot e propozuara përmbanin shirita të bardhë. Ishte vetë piloti gjerman që vendosi për ngjyrat e flamurit të tij. Ndërsa zëdhënësja Brita Roeske konfirmon se Vetel dhe Manser nuk kanë qenë në dijeni të kaskës që mbante 7 herë kampioni i Botës. Ngjyra e bardhë u vendos në muajin nëntor 2014, kur Sebastian përdori për të parën herë një kaskë të tillë. Ndërsa flamuri gjerman është mbajtur më parë edhe nga ish-pilotët Hainz-Harald Frentzen dhe Stefan Bellof. Koiçidenca e fundit është se një kaskë e tillë do të mbahet nga Vetel ashtu si Shumaker gjate kohës së pilotimit të një Ferrari. Ndërsa dizenjatori nga Salzgiter, në të shkuarën punonte edhe për Shumakerin, kodet e ngjyrave të të cilit i përdor edhe për Vetelin.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image