Vështirësitë, Ahmataj dhe sezoni i Luftëtarit: Dunga i prek të gjitha

Sulmuesi i Luftëtarit, Dunga ka folur sot për ndeshjen përballë Kukësit, marrëdhëniet që ka me trajnerin Ahmataj, si dhe objektivat e mbetura të skuadrës gjirokastrite. Për mikrofonin e “RTSH Sport”, sulmuesi tha mes të tjerash:

“Në fillim ishte e vështirë, por jam ambientuar me futbollin shqiptar. Ardhja e trajnerit Ahmataj në pankinë ka ndryshuar mentalitetin dhe kjo gjë shikohet dhe në ndeshje. Është tolerant edhe ndaj gabimeve, gjë i pëlqen shumë lojtarëve dhe të gjithë jemi gati të bëjmë maksimumin për të. Do të japim gjithçka në ndeshjet e mbetura të sezonit”.

Luftëtari ka krijuar një distancë të qetë me dy vendet e fundit, që mbahen nga Kastrioti dhe Kamza, por nuk kanë dalë ende nga lufta e mbijetesës, pasi kanë ngelur edhe shumë ndeshje për t’u luajtur dhe distanca prej 5 pikësh i mban ende në tension bluzinjtë e Ahmatajt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *