Veshja e Sarrit në stol? Përgjigja e italianit shkrin së qeshuri gazetarët!

Prezantimi i Mauricio Sarrit si trajner i Juventusit ka pasur edhe doza të shumta humori, me italianin që është pyetur se çfarë veshje do të mbante në stol, tuta sportive apo smoking, që është edhe traditë te “Zonja e Vjetër”.

Përgjigja e Sarrit i ka shkrirë së qeshuri të gjithë të pranishmit në sallë me trajnerin që u shpreh se e rëndësishme është që mos të jetë nudo.

“Do të bisedoj me drejtuesit, nuk e mendoj tani. Sigurisht, jashtë fushës, kur përfaqësoj këtë klub, do të vishem me kostum, ndërsa në fushë nuk e di ende. Rëndësi ka që të mos jem nudo fare sidomos në këtë moshë…”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *