Veseli shkëlqen në Empoli, Napoli interesohet për të

Napoli vijon të kryesojë Serinë A dhe duket sezoni i duhur për të tentuar ëndrrën e madhe, por ndërkohë klubi punon shumë në merkato, edhe për të ardhmen. Sot calcionapoli24.it raporton se klubi i Elseid Hysajt po vëzhgon dy lojtarë të Empolit, me drejtorin sportiv Kristiano Xhuntoli që ka kërkuar informacione nga Empoli për mesfushorin Miha Zajc dhe mbrojtësin e kombëtares sonë Federik Veseli.

Veseli ka luajtur 19 ndeshje në formacionin e Empolit këtë sezon, është lojtari i gjashtë me më shumë minuta në fushë, luan në qendër dhe në krah të mbrojtjes dhe këtë sezon ka pasur rritje të vazhdueshme, duke shkëlqyer në javët e fundit, me Empolin që është vetëm 3 pikë larg kreut.

Tashmë 25 vjeç, Veseli duket gati për një klub të Serisë A dhe Napoli mund ta prenotojë për sezonin e ardhshëm, edhe pse qartësisht hapësirat për të te Napoli nuk do të ishin të mëdha dhe do të duhej të pranonte rolin e zëvendësuesit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *