Veseli sërish jashtë, humb duelin me Ronaldon

Ende me probleme mbrojtësi Frederik Veseli. Lojtari polivalent u dëmtua gjatë grumbullimit me kombëtaren për ndeshjet me Jordaninë dhe Izraelin, çka bëri që të largohej para kohe. Futbollisti 25-vjeçar akoma nuk është rikuperuar.

Ai vijon të stërvitet i diferencuar dhe nuk do te jetë në dispozicion të stafit teknik për ndeshjen e së shtunës kundër Juventusit, duke humbur kështu përballjen me Kristiano Ronaldon. Alehandro Rodriguez është një tjetër mungesë e sigurt për Empolin në këtë ndeshje mjaft të vështirë në shtëpi.

Veseli këtë sezon është aktivizuar në linjën e majtë të mbrojtjes, për shkak të problemeve që ekipi ka pasur. Mbrojtësi është përzgjedhur në pesë takime si titullar, ndërsa në një tjetër ka luajtur si zëvendësues.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *