Verstapen mund Hamiltonin, Fetel dhuron spektakël

Maks Verstapen me Red Bull ka fituar Çmimin e Madh të Malajzisë, triumfi i parë sezonal për pilotin holandez. Në vendin e dytë Mercedesi i Ljuis Hamiltonit, që ka lënë pas Red Bullin tjetër, të Daniel Rikardos.

I katërti Sebastian Fetel me Ferrari, një pozicion spektakolar për ferraristin, i cili u nis nga vendi i fundit dhe kreu një garë të madhe, duke marrë pikë të rëndësishme, edhe pse lëshon sërish terren ndaj Hamiltonit.

Botas me Mercedes e mbylli i pesti, duke lënë pas Perez me Force India.

Zhgënjim për Kimi Raikonen, i cili e niste nga vendi i dytë, por nuk mori pjesë në garë për një problem teknik që e detyroi të tërhiqej.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *