Verstapen e tepron me Masën, i kërkon falje Brazilit

0

Maks Verstapen është një ndër pilotët më të talentuar në Formula 1, por edhe një ndër më gjaknxehtët, natyrisht edhe për shkak të moshës së re dhe mungesës së eksperiencës.

Vetëm 19 vjeç, belgo-holandezi garon për Red Bullin dhe ka të dhënë të shkëlqyera, duke u renditur i treti në Çmimin e Madh të Kinës, më 9 prill, në startin e sezonit të ri.

Megjithatë, fundjava e shkuar në Bahrain ishte e zezë për pilotin e ri, i cili e mbylli i 18-ti dhe u detyrua të kërkonte edhe një ndjesë publike për Brazilin.

E gjitha për shkak të një deklarate të nxituar të tij, në nerva e sipër me brazilian Felipe Masa, i cili sipas Verstapenit e ngadalësoi në xhiron vendimtare të së shtunës, kur vendosej në lidhje me radhën e nisjes.

Verstapen u nis u gjashti, por mendonte se do të nisej më lart, po të mos e pengonte Masa: “Felipe më doli përpara dhe ndaloi, ndaj u detyrova të kaloja në marsh të parë dhe kjo më ngadalësoi shumë. A fola me Masën pas incidentit? Ai është brazilian, ndaj nuk ka shumë për të diskutuar me të”.

Felipe Massa to Max Verstappen Watch your words to the F1 media

Fjali e çuditshme, që ka zemëruar Masën (“Fola me Verstapenin dhe i thashë të mendohet mirë para se të flasë, sepse në fund të vitit do të garojë në Brazil”) dhe gjithë Brazilin, aq sa Verstapen është detyruar të dalë me një deklaratë zyrtare sot, duke kërkuar falje publike: “Mendoj se duhet të sqaroj komentet e mia lëshuar të shtunën. Jam një garues pasionant e gjaknxehtë, isha i zhgënjyer me xhiron time të fundit dhe pata një reagim emocional, me deklaratën time që u nxorr jashtë konteksti. Nuk kisha ndërmend të ofendoja popullin brazilian, për të cilin kam shumë respekt dhe e vizitoj me shumë qejf Brazilin. Vjet kam pasur një ndër kulmet e karrierës pikërisht në Brazil (vend i tretë) dhe është një vend i veçantë për mua, ndaj u kërkoj falje gjithë brazilianëve që janë ndier të ofenduar. Pres me padurim të garoj sërish në Brazil”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here