Vërsaljko në Itali? Simeone “i pret krahët” Interit

Shime Vërsaljko është një nga objektivat kryesore të merkatos së Interit. Mbrojtësi i djathtë i Atletiko Madrid kërkohet nga Luçiano Spaleti, ndërkohë që një favor për të është fakti që e njeh mjaft mirë kampionatin italian, pasi është aktivizuar në të shkuarën tek Xhenoa dhe Sasuolo.

Por nga ana tjetër Atletiko Madrid nuk dëshiron t’i humbasë shërbimet e kroatit. Pas Botërorit të mirë të bërë, trajneri Diego Simeone është treguar i qartë kur është pyetur për të ardhmen e Vërsaljko. Mbrojtësi i djathtë ka kontratë deri në vitin 2022.

“Jemi shumë të kënaqur nga Shime. Ai bëri një paraqitje të mirë në Kupën e Botës, duke treguar aftësitë e tij edhe në fazën ofensive, ku edhe ishte vendimtar. E presim me 6 gusht dhe më pas do të shohim. Jemi të lumtur për atë që ka dhënë, shpresojmë të vazhdojë me ne, pasi është një futbollist i rëndësishëm”, është shprehur për mediat spanjolle tekniku argjentinas.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *