“Verrati perfekt, te Barça do merrja edhe Dani Alvesh”

0

Mesfushori legjendar Çavi Hernandez, tashmë 38-vjeçar, por ende në aktivitet si futbollist në Katar, mbetet i lidhur ngushtë me Barcelonën.

Në një intervistë të gjatë për goal.com, spanjolli ka folur edhe për Mesin dhe lojtarët që do të ishin përforcime ideale për Barcelonën,duke nisur nga… Dani Alvesh.

“Të kisha mundësi, do e merrja te Barelona. E di që e kërkoi vetë largimin, por nuk shoh mbrojtës të djathtë më të mirë në qarkullim.

” Talenti më i madh që do blija në këtë moment? Dibala, fenomenal, e tregoi veten ndaj Barcelonës. Megjithatë, Barça e ka të vështirë t’i gjejë vend, edhe sikur ta blejë.

“Verrati është blerja ideale për Barcelonën, mendoj se është ai që më ngjason më shumë si lojë dhe do ishte perfekt, edhe pse Rakitiç po bën gjithçka mirë.

” Mesi është lojtari më i mirë në botë, që kur e pashë për herë të parë në stërvitje e kuptova që kishte diçka të veçantë. Ndër vite ka ditur të përmirësohet dhe është bërë më i madhi i botës dhe historisë”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here