Verrati për çështjen e trukimit: Nuk është hera e parë…

Pak ditë më parë lajmi se ndeshja e Championsit PSG-Crvena Zvezda ka dyshime se mund të jetë e trukuar, bëri mjaft bujë. UEFA do ta hetojë këtë ndeshje, që përfundoi me shifrat 6-1 në favor të parizienëve. Gjatë kësaj sfide është bërë me dije se ka pasur shumë luhatje të kofiçentave në kompanitë e basteve.

Në lidhje me këtë çështje ka folur mesfushori i PSG, Marko Verrati. Italiani ka folur mbrëmjen e kaluar pas sfidës së kombëtares italiane, teksa ka deklaruar se dyshimet për trukim në ndeshjen ndaj Cervenës nuk janë aspak të vërteta dhe se PSG ka shënuar dhe në ndeshje të tjera gjashtë gola.

“Nuk duhet të dëgjojmë asgjë nga çfarë thuhet, pasi nuk janë të vërteta. Ne luajtëm futboll, bëmë një ndeshje të shkëlqyer dhe nuk është hera e parë që shënojmë gjashtë gola, apo fitojmë me pesë gola diferencë. Këto janë probleme të cilat nuk na interesojnë”, përfundoi mesfushori italian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *