Verrati kërkon falje: Edhe Barcelona ishte dorëzuar

0

Gjysmë ore para përfundimit, Edinson Kavali i shënoi Barcelonës dhe u duk se mori fund: PSG kualifikohej.

Këtë e besuan të gjithë në fushë, jo vetëm lojtarët e PSG-së, siç rrëfen mesfushori italian Marko Verrati: “Me golin e Kavanit u qetësuam. Fola edhe me disa lojtarë të Barcelonës një moment dhe më thanë që kishte marrë fund.

“Të pësosh tre gola në 7 minuta, nuk arrij të gjej një shpjegim, ky është futbolli. Është një ndeshje që nuk do ta harroj kurrë. Shpresoj të shërbejë si mësim për të gjithë”.

Ylli i PSG-së u kërkon falje të gjithëve: “E dinim që lojtarët e Barcelonës janë më të mirë se ne, por thjesht duhej të luanim si skuadër. Në Camp Nou nuk është asnjëherë e lehtë, është e vështirë të arrish të mbyllësh çdo hapësirë. Meritonim dy penallti, por nuk humbëm 6-1 për faj të arbitrit, ishte vetëm faji ynë. Më vjen turp për atë që ndodhi dhe u kërkoj falje tifozëve. Barcelona na detyroi të qëndronim në mbrojtje e të vuanim, jemi të gjithë shumë të trishtuar”.

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image